Kurti edhe më këmbëngulës: Duhet të sigurohemi që në objekte të komunave të kemi kryetarët tanë - NACIONALE

Kurti edhe më këmbëngulës: Duhet të sigurohemi që në objekte të komunave të kemi kryetarët tanë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për televizionin e njohur amerikan CNN. Në këtë intervistë, ai ka folur për situatën në veri, por edhe për zhvillimet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti u intervistua nga gazetarja e njohur Isa Soares, e cila i bëri disa pyetja interesante për Kurtin.

Megjithatë, Kurti nuk foli për zhvillimin e fundit, atë të përjashtimit të FSK-së nga "Defender 2023", stërvitjes më të madhe ushtarake të përbashkët mes NATO-së dhe Kosovës. Me shumë gjasë, arsyeja se pse ky zhvillim i fundit nuk u diskutua është e thjesht: intervista është inxhizuar para se të fliste hapur e publikisht Jeff Hovenier, ambasador i ShBA-së në Kosovë.

Kurti vlerësoi se kryetarët e zgjedhur në veri duhet të shkojnë në objektet e tyre të komunës.

“Ne duhem të sigurohemi që në këto komuna, objektet e të cilave janë të Kosovës, të kemi kryetarët tanë. Ka ultranacinalistë që po paguhen nga Beogradi dhe adhurojnë Putinin. Kjo është milici fashiste, qe sulmuan KFOR-in, policinë dhe gazetarët.” – tha Kurti.

Tutje, Kurti theksoi se Policia e Kosovës duhet të jetë në secilën komunë.

“Policia duhet të jetë në secilën komunë, si në secilën komunë tonë…” – deklaroi Kurti, ndërsa gazetarja ndërhyri duke i thënë se po fliste për veriun.

“Përderisa ka dhunë jashtë komunës, duhet të kem polici që mbrojnë ligjin, mbrojnë rendin.” – shtoi Kurti.

"Nuk është e mundshme që në komuna e objekte, të mos ketë kryetarë që u zgjodhën." - theksoi Kurti në CNN.

Gazetarja e pyeti nëse ka prova që njerëzit në veri erdhën nga Serbia.

“Kemi foto dhe video që tregojnë policinë serbe duke qenë në vijë të pare të frontit, dhe njerëz që vijne nga Serbia. Disa vijnë nga veriu i Kosovës, por disa nga Serbia.” – theksoi Kurti.

Kurti u pyet edhe për Asociacionin në CNN. Në fakt, gazetarja e pyeti se pse nuk ka ndodhur Asociacionit, pra pse nuk është themeluar?

Kurti theksoi se ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila ka 11 pika, ndërsa për Asociacionin, ai vlerësoi se dëshiron të ketë vetëmenaxhim.

“Kemi një marrëveshje tani me Serbinë, unë dhe presidenti serb dhe Borell e Lajcak, teksti ka 11 pika, keni marrëveshje. Pjesë kesaj marrëveshje, është implementimi i marrëveshjeve të nenshkruara. Janë 39, dy për Asociacion, të cilat se kaluan testin e Kushtetuesës sonë. Unë dua të kemi vetëmenaxhim, sipas artikullit 7, nuk e mohoj apo neglizhoj atë që edhtë nenshkruar më heret, por nuk është i vetmi.” – sqaroi Kurti.

Çka tha ambasadori Hovenier?

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka dhënë një intervistë relativisht të gjatë për gazetarët kosovarë, ku ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. Në fakt, e gjithë intervista u karakterizua nga një gjuhë e ashpër dhe e drejtpërdrejt karshi Qeverisë Kurti. Madje, për herë të parë që nga fillimi i krizës në veri të premten, z. Hovenier e bëri publik lajmin për sanksionimin e Kosovës.

Në intervistën e tij, Hovenier ka treguar se Kosova, pra FSK-ja, është përjashtuar nga “Defender 2023”, ushtrimit më të madh të NATO-së me FSK-në, e që zhvillohej në Kosovë.

“Indikacioni i parë i kësaj gjëje ishte vendimi që mori Gjenerali i NATO-s për Europë Juglindore për të anuluar pjesëmarrjen e Koforës në Defender 2023, që ndodhi gjatë natës. Dhe siç e dimë, nuk kishte aktivitete sot dhe s’do të ketë. Për Kosovën ai ushtrim u krye. Po mendojmë edhe për të tjera pasoja, po ashtu.” – vlerësoi z. Hovenier.

Tutje, ai është shprehur shumë i shqetësuar në lidhje me situatën në veri.

“Jemi shumë të shqetësuar për situatën në veri dhe besojmë që kjo krizë nuk ishte e nevojshme. Veprimet e ndërmarra të premten për të marrë qasje në ndërtimet publike nuk ishin të koordinuara me SHBA-të, dhe kur e morëm vesh fuqishëm thamë jo sepse parashikuam pasojat që po i shohim tash. Besojmë që kishte impakt negativ për imazhin e Kosovës dhe i dëmtoi përpjekjet për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe siç e kemi thënë (Sekretari Blinken) kryeministri po i afekton raportet mes Kosovës dhe ShBA-së.” – tha në hyrje të fjalës së tij, z. Hovenier.

Madje, Hovenier ka treguar se Kurti nuk është përgjigjur ende në dy kërkesat që i shtroi: heqjen e njësiteve speciale nga veriu dhe mos shkuarjen e kryetarëve në objektet komunale.

“Në këtë moment i kemi kërkuar kryeministrit Kurti në mënyrë që të bëjë deeskalimin e situatës, por ai nuk është përgjigjur në këto kërkesa. Kësisoji, po shqyrtojmë se cilat do të jenë masat tjera. Por, më duhet të them se në këto momente nuk do të gjeni entuziazëm te ShBA-të që të përgjigjen për interesa të Kosovës, siç është angazhimi për shtetet mos-njohëse, apo puna për të avancuar integrimin evropian të Kosovës.” – tha Hovenier.

Lajme të ngjashme