Kurti e VV me sulme të tjera ndaj Kushtetueses: Kontrollohet nga opozita, po na i bllokon reformat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri me partinë e tij, Lëvizja Vetëvendosje, kanë vazhduar me sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese. Derisa disa fjalë i tha shefi i Qeverisë në mbledhje me ministrat e tij, të njëjtën e vazhdoi edhe partia gjatë vikendin.
Në një postim të publikuar gjatë së shtunës, Lëvizja Vetëvendosje fajësoi opozitën dhe Gjykatën Kushtetuese për çmimet e produkteve esenciale.
“Sikur të mos dërgohej ky ligj nga opozita e bllokohej nga Gjykatata Kushtetuese, sot qyetarët do të paguanin shumë më lirë për produket esenciale.” – thuhej aty.
VV nuk u ndal me kaq, duke akuzuar Kushtetuesen se është mekanizëm i kontrolluar nga opozita:
“Më 23 nëntor 2023, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Ligjin për Çmimet Tavan, duke hequr mundësinë për një kontroll më efektiv të devijimit të çmimeve. Si rezultat, edhe pse inflacioni ka rënë, çmimet vazhdojnë të jenë të paarsyeshme.
Pavarësisht këtij luftimi e sabotimi nga ana e opozitës dhe mekanizmave të kontrolluar nga ajo, Kosova vazhdon të ketë nivelin më të ultë të rritjes së çmimeve".
Kurti: Po na i bllokon reformat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë gjatë kësaj jave sulmoi Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se po bllokon reformat e Qeverisë.
“Kanë kaluar një vit e gjysmë prej që e kemi miratuar në Qeveri projektligjin që i hap rrugë themelimit të Fondit Sovran. Në dhjetor 2023, në Kuvend e kemi miratuar ligjin për Fondin Sovran. Muajin tjetër, bëhen një vit prej kur ligji është në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Çdo ditë që po kalon është kohë e humbur dhe e vlefshme meqenëse po pengohet shteti jonë në një kohë të ndryshmeve dhe mundësive të mëdha, teksa ne shenojmë rritjen më të madhe ekonomike të shoqëruar me progresin më të lartë.” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.
Sipas tij, “opozita ka informacione të brendshme që të ky ligj do të hedhet poshtë”, duke shtuar se “uron që avazi i bllokimit të reformave të ndalet”.
“Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike, shtimin e investimeve. Urojmë që paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë ligjin tonë për Fondin Sovran, sipas informacioneve të tyre të brendshme, të mos dalin të sakta. Urojmë që të ndërpritet ky avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste siç ndodhi me Ligjin për Byronë për konfiskimin e Pasurisë së Pajusitifkueshme, ligjin për KPK-në, Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë ndër të tjera.” – tha Kurti.