Kurti e tregon “frikën” e tij: Sikur të vareshim nga Lista Serbe, do të kishte mocion për rrëzimin e Qeverisë - NACIONALE

Kurti e tregon “frikën” e tij: Sikur të vareshim nga Lista Serbe, do të kishte mocion për rrëzimin e Qeverisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeminsitri Albin Kurti ka mbajtur një fjalim relativisht të gjatë në Kuvend, në seancën e sotme ku është duke u diskutuar për dialogun.

Në interpelancën e thirrur për gjendjen në veri, Kurti ka theksuar edhe një gjë, e cila duket të jetë si frikë e përhershme e tij.

Kurti vlerësoi se sikur që vareshin nga Lista Serbe, “mesiguri që do kishte edhe mocion mosbesimi për ta rrezuar Qeverinë”.

“Sikur të ishim në qeveritë e kaluara, ku shumica bëhej e varej nga Lista Serbe, me siguri që do kishte edhe mocion mosbesimi për ta rrëzuar qeverinë, por, ja që kjo nuk është e mundur tash. Reciprociteti me targa, reciprociteti me letërnjoftime, do të ishte motiv i mjaftueshëm për ta që ta rrëzojnë qeverinë. Mirëpo ka ndodhur ndryshimi i madh, dhe besoj se të gjithë duhet të gëzohemi për faktin se Republika e Kosovës ka një qeveri e cila nuk varet për mazhorancën nga votat e Listës Serbe”, deklaroi Kurti gjatë fjalës së tij të parë në Kuvend.

Lajme të ngjashme