Armend Muja si nxënës i mirë, e kopjon Kurtin teksa flet për Kantin dhe paqen e përhershme - NACIONALE

Armend Muja si nxënës i mirë, e kopjon Kurtin teksa flet për Kantin dhe paqen e përhershme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Armend Muja, deptutet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet interpelanca për dialogun që u ftua nga deputetët e opozitës.

Në fjalimin e tij, ai ka kopjuar kryeministrin Albin Kurti në disa pikëpamje. E para, ai përmendi paqen e përhershme kantiane dhe mosluftimin mes demokracive, që është një nga temat qendrore të Kantit në marrëdhënie ndërkombëtare.

Pastaj, ai e shfrytëzoi edhe një fjali të përdorur shpesh nga Kurtit se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”, që është një tezë e filozofit Ukshin Hotit, e cila mëpastaj u përmend edhe nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare.

Bashkimi Evropian është projekt ekonomik dhe politik i bazuar në koncetin e paqes kantiane: demokracitë nuk e luftojnë njëra-tjetrën dhe demokratizimi është parakusht për përmirësimin e raporteve mes njerëzve, edhe mes shteteve. Kosova shpeshherë është përdorur për arsyetim për krijimin e sistemeve autoritare në Serbi. Prandaj është e rëndësishme që Serbia të çlirohet nga Kosova, jo vetëm për faktin e normalizimit të marrëdhënieve tona, por edhe për mirëqenien e popullit serb”, theksoi ai.

Në fund, z. Muja e konfirmoi se LVV nuk do ta votojë rezolutën e partive opozitare për dialog.

Lajme të ngjashme