Kurti e quan fitore në sundimin e ligjit konfiskimin e mbi 6 mijë fishekëve në veri të vendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë konfiskuar 6 mijë e 300 fishekë në veri të vendit.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se kjo është një tjetër fitorë në sundimin e ligjit.
Kurti, tutje ka thënë se policia ka arrestuar një trafikant armësh që tentoi të kontrabandonte 6 mijë e 300 plumba nga Serbia.
“Një tjetër fitore në sundimin e ligjit: Policia e Kosovës ka arrestuar një trafikant armësh që tentoi të kontrabandonte 6300 plumba nga Serbia”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter.
Another victory for rule of law: Kosova Police have detained an arms trafficker attempting to smuggle 6,300 bullets from Serbia. Our Govt has zero tolerance for arms & drug trafficking, organized crime & any effort to support violence or conflict—anywhere on our territory.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 22, 2023
