Kurti e pi kafenë e mengjesit në ballkonin e Qeverisë, publikon 26 fotografi
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, sot ka pirë kafën e mëngjesit në ballkonin e Qeverisë së Kosovës.
Në një postim të tij, Kurti ka njoftuar se e ka pirë kafenë e mëngjesit me stafin civil të kryeministrisë.
“Çdo ditë na bashkon puna në zyre, sot na bëri bashkë kafja e mëngjesit në ballkonin e Qeverisë.
Falënderoj stafin civil të kryeministrisë për bashkëpunimin, zellin dhe angazhimin e përditshëm.” – shkroi ai.