Kurti e ndërron pak deklaratën për Asociacionin: Është si të porositësh çaj pa filxhan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundi ka dhënë një intervistë për “Der Bund”, ku mes tjerash, është pyetur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Pyetja që iu shtrua Kurtit, fillonte duke ia rikujtuar akuzat e kryediplomatit evropian, Josep Borell se kryeministri Kurti pengesë në bllokimin e normalizimit të marrëdhënieve.
“Pse nuk impementoni marrëveshjet, si ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe?” – ka qenë pyetja që iu bë Kurtit.
Ai dha një deklaratë të ngjajshme si para disa ditësh, duke përmendur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq vazhdimisht deklaron se Kosova është një “shtet i rremë”.
“Ai s’mund të thotë që Kosova është shtet i rremë dhe në të njëjtën kohë të kërkojë autonomi të komunave brenda këtij shteti. Është si të porositësh çaj pa filxhan. Ne nuk jemi budallenj.” – tha ai.
Kurti javën e kaluar në një intervistë për “Der Standrard”, bëri një krahasim të ngjajshëm, por duke thënë se “nuk mund të servosh makiato pa një filxhan kafe”.
