Kurti e Murati paraqitën si “historike”, Bajrami ua shpalos logjikën e shifrave të “400 mijë të punësuarve aktivë”
Me mëngjes e proklamuan si historike. Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se “për herë të parë” në Kosovë janë 400 mijë vende aktive pune, ndërsa pasdite u mburr me këtë shifër edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti. Natyrisht, ndonëse nuk shpjeguan gjë përveç një numri që psikologjikisht përçon rehati dhe supozivisht arritje, ata u kujdesën që t’ia faturojnë për arritje qeverisjes së tyre.
Por, ish-Ministrja e Financave dhe deputeja e Lidhjes Demokratike të Kosvoës, Hykmete Bajrami, i quajti veçse “manipulator të shifrave” ngase Kurti dhe Murati, ndonëse çesin shifër, nuk paraqesin edhe trendin e rritjes së punëtorëve aktivë ndër vite. Këtu, shpjegon Bajrami, është marifeti me numra që po luan qeveria. Por, ky trend, është edhe në rënie, thotë ajo.
For the first time our economy has over 400,000 recorded active workforce positions. This is a strong indicator of the success of our labor and economic policies that have helped women, people w/ disabilities, entrepreneurs & others be successful participants in the workforce.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 30, 2023
Çfarë tha Bajrami?
Manipulatorë të shifrave, a të flaism me trende, sepse e vërteta është ndryshe nga propoaganda: Me politikat e juaja të punësimit, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët.
Publikoni shifrat, sa qytetarë kanë ikur nga Kosova prej që ju keni marrë të gjitha nivelet e pushtetit.
Sipas ATK-së trendet e punësimit janë këto:
Dhjetor 2019: 331 811 të punësuar,
Dhjetor 2020: 356 909 të punësuar, d.m.th. 25 098 më shumë se në vitin paraprak.
Dhjetor 2021: 378 385 të punësuar, d.m.th. 21 476 më shumë se vitin paraprak, ndërsa
Në korrik 2023 qenkan 404 965 të punësuar, d.m.th. 26 580 më shumë se një vit e gjysëm me parë.
Me çka po lavdëroheni?
Derisa nga 21-26 mijë vende të reja të punës më herët janë krijuar për një vit, tani për një vit e gjysëm paskemi 26 580 vende të reja të punës më shumë.
Trendi është rënës.