“Kurti do zgjedhje në korrik”; “mund të kemi dy palë zgjedhje: Opozita “zbulon” skenarët e fshehtë të Kurtit - NACIONALE

“Kurti do zgjedhje në korrik”; “mund të kemi dy palë zgjedhje: Opozita “zbulon” skenarët e fshehtë të Kurtit

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Partitë opozitare kanë treguar qëllimet që kryeministri Albin Kurti dëshiron t`i arrijë me dërgimin në Kushtetuese të dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit. Zyrtarët e këtyre partive kanë bërë me dije se lideri i VV-së është në kërkim të një date të favorshme për zgjedhje të reja.

Madje, sipas tyre, Kurti mund ta dërgojnë vendin në dy palë zgjedhe këtë vit.

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka deklaruar se Albin Kurti ka për qëllim shtyrjen e zgjedhje të reja për në muajin korrik.

Në një intervistë në Debat Plus, ai ka thënë se lideri i VV-së nuk ka guxim që në zgjedhje të ballafaqohet vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë.

Dërgimi i lëndës kushtetuese nga LVV nuk është për me mbrojt kushtetutën se e kemi parë sa janë ata të interesuar deri tash për me mbrojt Kushtetutën e këtij vendit. Dërgimi i lëndës kushtetuese dhe krejt këtë debat që janë duke e bërë ka të bëj me krijimin e kushteve për me zhyt vendin në një cikël të ri të bllokadës institucionale në pritje të gjetjes së nëj momenti më të përshtatshëm për me shku në zgjedhje të reja. Me fjalë të tjera pse po pret Kurti dhe LVV me iu dhënë fati 60 ditor nuk është për të pasur më tepër kohë për me zgjedh president por dëshiron me i shty zgjidhjet në korrik, sepse Kurti nuk ka guxim me u ballafau vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë por donë edhe me diasporën”, është shprehur Mustafa.

Edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se lideri i VV-së nuk është i interesuar të qeverisë.

Ai ka paralajmëruar se në vitin 2026 mund të kemi dy palë zgjedhje.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka treguar se qëllimi i Kurit është që qeverisë me kriza të vazhdueshme.

Po shpresoj që kjo çka po them nuk del as profeci vetpërmbushëse, as e vërtetë, fundi i fundit. Ama, mundemi me pas dy palë zgjedhje në vitin 2026”, ka thënë ai, duke treguar pse Kurti mund ta dërgon vendin në dy palë zgjedhje brenda vitit.

Edhe po ju tregoi cili është skenari që mundet me na çu në këto zgjedhe. Më datën 5 prill Albulena Haxhiu është ushtrues e detyrës së presidentes. Në cep të ligjit është edhe kjo çështje, por ka me qenë. Por, është një shteg që e kemi shkelur dhe kemi me e shkel prapë të njëjtin shteg. Ushtruesi detyrës mundet me qenë vetëm 6 muaj, që nënkupton diku me datën 5 tetor nuk kemi me pas qare pa shku në zgjedhje, nëse deri më 5 tetor nuk kemi edhe president edhe Qeveri”, ka thënë Gjini.

Megjithatë, në deklarimet e tij publike lideri i VV-së është shprehur se nuk është i interesuar fare për zgjedhje të reja.

Javën e kaluar, ai ka thënë se dëshiron marrëveshje me opoziten për zgjedhjen e presidentit dhe jo zgjedhje të reja.

Nuk kemi nevojë ta përsëritim vitin 2025, është e domosdoshme të kemi marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit, dhe qytetarët e republikës presin stabilitet, e jo zgjedhje të përsëritura. Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. Ka nevojë të kemi sa më parë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e të fillojë Kuvendi të punojë. Pasi janë vonuar marrëveshje ndërkombëtare, pasi Kuvendi nuk po punon. Nuk bëhet fjalë kush e ka shumicën dërmuese, VV-ja ka fituar me 51%, çështja është te kuroumi prej 80 deputetëve, e nuk na duhen zgjedhje të reja për të pasur garë se a po i bëjmë 80 deputetë”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme