Kurti dje prezantoi ‘zotimet’, Krasniqi e LDK-së: S’e realizuan asnjë premtim, e tash me ‘program dëshirash’ - NACIONALE

Kurti dje prezantoi ‘zotimet’, Krasniqi e LDK-së: S’e realizuan asnjë premtim, e tash me ‘program dëshirash’

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Program dëshirash”, e quajti kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, një seri zotimesh gojore të bëra dje nga Albin Kurti – në atë që u paraqit edhe si program i pretenduar i Vetëvendosjes.

Krasniqi e LDK-së tha se gjatë këtij mandati Albin Kurti s’i ka përmbushur zotimet e kaluara, dhe se tash “në gjysmë të fushatë – po përpiqen të mashtrojnë sërish...”.

Postimi i plotë:

Pas një qeverisjeje të dështuar, ku Vetëvendosje nuk ka realizuar asnjë nga premtimet që u ka bërë qytetarëve, tani – në gjysmë të fushatës – po përpiqen të mashtrojnë sërish me një ‘program dëshirash’. Ky plan i vonuar është dëshmia më e mirë e mungesës së vizionit dhe paaftësisë së tyre për të udhëhequr.

Derisa në anën tjetër, LDK ka treguar seriozitet dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme, duke prezantuar një plan konkret dhe të realizueshëm për qytetarët që meritojnë më shumë.

Më 9 shkurt, populli do t’i japë fund dështimeve dhe të sjellë ndryshimin e shumëpritur!

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme