Kurti dhe diplomatët evropianë mbajnë diskutim të rëndësishëm, Laçak nuk jep detaje - NACIONALE

Kurti dhe diplomatët evropianë mbajnë diskutim të rëndësishëm, Laçak nuk jep detaje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar takimi dy orësh i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe këshilltarët e Gjermanisë dhe Francës për dialogun, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune.

Pas takimit, emisari i BE-së ka thënë se diskutimi ishte shumë i rëndësishëm.

Ai tha se me Kurtin diskutuan rreth dialogut dhe lëvizjes përpara të procesit të Brukselit.

“Sapo përfunduam një takim më shumë se dy orësh me zotëri Kurtin me të cilin diskutuam për dialog dhe si të sjellim dinamikë në proces dhe me qu procesin përpara”, ka thënë Lajçak.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë shumë detaje se çka është dikuar në këtë takim të gjatë.

Ishte një diskutim i thellë dhe i rëndësishëm. Besoj e kuptoni se nuk mund të japim detaje, sepse do të kemi diskutim të njëjtë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Lajçak.”.

As Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë detaje për diskutimet që janë bërë në këtë takim.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit ka treguar se shefi i ekzekutivit ka përmendur qëllimet e dialogut të Brukselit.

U theksua se Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë. Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, është thënë në komunikatë.

Kryeministri ka falënderoi z. Lajčák, si dhe këshilltarët z.Plötner dhe z.Bonne, për angazhimin e tyre për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Takimi vije pas propozimit në letrën e përbashkët të Kancelarit Scholz dhe Presidentit Macron, drejtuar Kryeministrit Kurti, që këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajčak, në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi i dialogut të lëvizë përpara shpejt”, është thënë në komunikatë.

Diplomatët kërkojnë vendime të vështira

Javën e kaluar, kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë njoftuar se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.

Po u adresohemi juve si lider i shtetit tuaj, për t’u bërë thirrje për të treguar gatishmëri dhe zgjidhje maksimale për të marrë vendime të vështira, që shpijnë drejt progresit të dialogut të udhëhequr nga BE, në mes Kosovës dhe Serbisë. Tensionet e kohëve të fundit kanë treguar se hapat konstruktivë në rrugën përpara janë urgjentisht të nevojshëm, në nivelin praktik dhe politik.”, është thënë në letrën e tyre.

Christian Lichtwardt, shefi i shërbimeve në Zyrën për Media të Qeverisë Gjermane, ka thënë për gazetën Nacionale se tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë shtyrë dy liderët evropianë që të merren me këtë çështje.

Në dritën e tensioneve të fundit, ata caktuan këshilltarët e tyre për politikën e jashtme, z. Jens Ploetner dhe z. Emmanuel Bonne, që të mbështesin drejtpërdrejt Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij”, ka thënë ai.

Emisari evropian në këtë takim ishte i shoqëruar nga këshilltarët emëruar nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne.

Pas Kosovës, ata do të zhvillojnë një vizitë edhe në Serbi ku do të takohem me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajme të ngjashme