Kurti: Dekreti i presidentes antikushtetues, zgjedhjet e përsëritura nuk janë zgjidhje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk është kushtetues.
Ai ka bërë me dije se ky dekret do të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese nga partia e tij.
Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se duhet të pritet verdikti i Kushtetueses.
“Dekreti për shpërndarjen e Kuvendi nuk është kushtetuese, sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuar shprehimisht nga Kushtetuta. Kjo përben edhe një tjetër lëndë për Gjykatën Kushtetuese. Le të presim me qetësi dhe durim, ndërkohë që qeverisim mbar e mirë si gjithnjë”, ka thënë Kurti.
Ai ka bërë me dije se në këtë situatë nuk mund të flitet për zgjedhje të reja.
Ai ka bërë me dije se në këtë situatë nuk mund të flitet për zgjedhje të reja.
“Tash ndodhemi në një situatë ku s’mund të flasim për zgjedhje të reja pa folur Gjykata Kushtetuese meqë kemi mospajtime dhe kërkesë para këtyre. Ata kanë një materie. Deputetët s’i mbushën as katër javë të detyrës së tyre dhe sot në mëngjes u njoftuar nga mediat se u shpërnda Kuvendi”, është shprehur ai.
Sipas tij, zgjedhjet e përsëritura nuk janë zgjidhje.
“Po shoh edhe zell për zgjedhje të reja, që do të na marrin kohë më shumë. Nuk shoh prej tash se si mund të jenë zgjidhje. Duhen 80 vota për zgjedhjen e presidentit. Nuk mund të presim që të fillojmë zgjedhjet e reja në fushata të përsëritura ku tash duhet të themi se unë i marrë 80 deputetë së paku. Nuk është çështja te 61-shi, por te 80-shi. Nuk besoj që zgjedhjet e përsëritura janë zgjidhje, do të jenë vazhdimësi e agonisë legjislative institucionale në përgjithësi, që është e panevojshme përveç se e padrejtë”, ka thënë ai, duke treguar se zgjedhjet do t`i kushtojnë financiarisht shtetit të Kosovës.
“Zgjedhjet do të kushtonin 10 mln euro për ta përsëritur rezultatin. Mund të ketë lëvizje të vogël, por s’shoh diferenca të mëdha. Po e presim aktgjykimin që për brenda këtyre 60 ditëve ta përmbyllim procesin e zgjedhjes së presidentit”, është shprehur Kurti.
Duke folur për takimet që ka pasur me liderët e PDK-së dhe LDK-së, ai ka falënderuar Bedri Hamzen dhe Lumir Abdixhikun për korrektesinë.
Ai ka treguar se në këto takime PDK-së ia kishte propozuar për president Andin Hotin.
“Me kryetarin Hamza jam takuar dy herë, me kryetarin Abdixhiku jam takuar tri herë. Që nga pardje nuk pranonin që të takoheshim më. Unë i falënderoj se edhe pse nuk jemi takuar ne kemi komunikuar në telefon. Pa ndërmjetësues. Kjo është atmosferë e mirë. Por, atmosfera e mirë nuk do të thotë marrëveshje politike. Mua mu tha nga kryetari i PDK-së që ata duan që kandidati të jetë nga PDK-ja, dhe ai të votohet nga ne. Unë i kam shpjeguar me dashamirësi se nuk mund të bëjë marrëveshje pa i ditur emrat, dhe e falënderoj Kryetarin Hamza i cilli e ka kuptuar reagimin tim. Thash se unë e kam një emër, ju thash, Andin Ukshin Hoti. Andin Hoti ishte një propozim i yni, nuk u pranua.”, ka thënë Kurti.
Ndër të tjera, ai ka treguar se pse nuk e ka rikandiduar edhe për një mandat presidenten Vjosa Osmani.
“Ne jemi përpjekur që ta gjejmë figurën konsensuale dhe shtegun për propozime partiake e nisi PDK-ja, ne nuk ishim për atë. Por, kur na u tha neve që mund të japim, ne erdhën te emri i Glak Konjufcës, që mendojmë se ka qenë vendim i duhur. Ne e kemi ditur paraprakisht që as presidentja aktuale, as presidenti potencial nuk na e garantojnë kuorumi. E kemi ditur. Kjo u pa mbrëmë me ata 66 deputetë. Dhe në këtë situatë ne kemi bashkëpunuar me partitë tjera. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse ne kemi vepruar ashtu siç kemi vepruar dhe në fund erdhëm në situatën ku nuk ishte kandidatë edhe presidentja aktuale”, ka thënë Kurti.