Kurti bën edhe onkologun, tregon specifikat e aparaturës së re: I përshtatet sipërfaqes së tumorit, nuk i dëmton indet e tjera
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK për të parë nga afër punimet të cilat kanë në këtë klinikë.
Bashkë me ministrin e Shëndetësisë në këtë klinikë ai kishte shkuar edhe për të përuruar akseleratorin e dytë linak, i cili është i teknologjisë më moderne që në kuadër të radioterapisë bën rrezatimin me rreze jonizues.
Pas përurimit të aparaturës së re, Kurti nuk ka hezituar të flas para gazetarëve për risit e kësaj teknologjie.
Ndonëse nuk është mjek, Kurti është lëshuar në specifika të aparaturës së re për të cilat ndoshta mund të flasin vetëm ongologët.
Ai ka bërë me dije se kjo teknologji i përshtatet sipërfaqes së tumorit dhe nuk bën dëmtime anësore.
“Erdhëm që të bëjmë përurimin e akseleratorit të dytë linak, i cili është i teknologjisë më moderne që në kuadër të radioterapisë bën rrezatimin me rreze jonizuese, me saktësi maksimale në luftimin e tumoreve, duke mos dëmtuar edhe indet e tjera rrotull. Ajo që është e re në këtë pajisje është fakti se kjo teknologji e fundit i përshtatet sipërfaqes së tumorit dhe në këtë mënyrë pra arrin që të mos bëjë dëmtime anësore”, ka thënë Kurti.
Për këtë specifika të aparaturës se nuk kanë folur të dy mjekët që kryeministri i kishte në krah, ministrin e Shëndetësisë, Dr. Arben Vitinë, me drejtorin e Onkologjisë, Dr. Ilir Kurtishaj.
Kjo nuk ka qenë e vetmja deklaratë e çuditshme që kryeministri Kurti ka bërë dje.
Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, ai ka vizituar edhe fshatrat e Tetovës.
Nga atje, shefi i Qeverisë së Kosovës foli për një projekt rrugor që do të lidhë Prizrenin e Tetovën përmes një tuneli të gjatë gjashtë kilometra.
Dhe pikërisht derisa po fliste për këto dy qytetare, kryeministri dha një deklaratë të çuditshme.
“Në qiell duket sikur Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, por kur i ka sjellë Zoti në Tokë, e Malet e Sharrit i ka ndarë, i ka bërë dy qytete, Prizrenin e Tetovën.” – deklaroi ai.