Kurti bën çmos për të mos hyrë në 15-ditëshin e vet për të votuar qeveri, aq sa e nxjerr edhe Dimal Bashën
Tridhjetë-e-kusur emra i ka që i kanë votat për Kryetar të Kuvendit.
Në mesin e atyre mbi-tridhjetë emrash, Glauk Konjufca i ka mbi tetëdhjetë vota.
Por, Albin Kurti i Vetëvendosjes e ka çuar situatën deri edhe në propozimin e një personazhi politik si Dimal Basha për Kryetar Kuvendi.
Partisë Demokratike të Kosovës, partia Vetëvendosje i doli në befasi për t’ia sulmuar qëndrimin se i votojnë “të gjithë që s’kanë qenë anëtarë kabineti qeveritar në mandatin e kaluar” me askënd më pak se Dimal Bashën.
Ky i fundit një figurë arketip partizani i Vetëvendosjes, polarizues e ofendues i skajshëm me orar të plotë, i njohur për shpërthime të rënda irracionale të shpeshta ndaj relativisht-të-gjithëve.
PDK-së ‘i ra kresë’ kandidatura e Dimal Bashës, sa që Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në adresimin pas seancës për gazetarë tha se “Edhe Dimalin, tek e fundit”.
“Sot kishim mujt me e kalu. Ma merr mendja që me qef as Dimal Bashën nuk e kish votu kurrëkush. Por, më i rëndësishëm se individi është procesi dhe rrruga që duhet me ec ne si vend dhe shtet. Dhe kanjëherë sakrificën duhet me ba për këto arsye”, tha Krasniqi.
PDK abstenoi duke treguar ndërrimin e parë karshi kandidaturave të pafundme të Albulena Haxhiut dhe të tjerëve ish-ministra. Abstenimi, megjithatë, ndonëse praktikisht sinjalizon thirrje për negociata dhe lakueshmëri qëndrimi, ngutazi u hesht nga Vetëvendosje.
Thirrjet për konsullte 10 minutëshe nuk i dëgjoi Avni Dehari: i dëgjoi me veshë, por jo edhe me miratim. E mbylli seancën: poenta u dëshmua: “PDK gënjeu”.
Tashmë qe 200 ditë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Albin Kurti, ia ka dalur të mënjanojë ditën kur del vetë para deputetëve për t’u votuar për një mandat të tretë.
Sahati kushtetues përfundon më 18 shtator për t’u konstituar Kuvendi i Kosovës, tridhjetë ditëshi afat i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa pesëmbhjetë ditëshi afat për zgjedhjet e vet kryeministër ose jo, nuk duket gjëkundi në horizont.
Pa e ditur askush, pa u dhënë as një ‘gjurmë’ se një emër i tillë mund të shqiptohet në nomimin: Vetëvendosja dje e propozoi Dimal Bashën dhe e hapi e mbylli votimin me nguti. Asnjë indikacon nuk e kanë dhënë se do ta rikandikojnë sërish në seancën e së nesërme.
Artan Behrami nga Partia Demokratiek e Kosovës, pretendon se Glauk Konjufca – që do të kalonte me një shumicë dërrmuese, e madje 2/3 e votave – është refuzuar nga Vetëvendosje për t’u propozuar Kryetar Kuvendi.
Albin Kurti pati thënë në intervisët në RTK se Konjufca “do të kthehet në ekzekutiv” por pa përmendur se në cilin post, por se është spekuluar për Ministër të Jashtëm.
Por, Behrami më tej pretendon se Kurti ka për synim që Ministre të Jashtme ta pagëzojë sërish Donika Gërvallën dhe se madje këtë gjë ua ka kumtuar edhe diplomatëve të vendit në Konferencën e Ambasadorëve.
“Nuk e di qysh mundet me ndejt edhe një minutë Glauk Konjufca në Lëvizjen Vetëvendosje. Me propozu kjo parti pesë dështakë para emrit të tij, është, mbi të gjitha, fyerje. Albini, në Konferencën e Ambasadorëve, u ka thënë të gjithëve se Donika Gërvalla do të jetë ministre e Jashtme nëse ka Qeveri nga kjo parti. VV-ja edhe ashtu e ka përjashtuar Konjufcën edhe nga posti i ministrit edhe nga posti i kryeparlamentarit. Glauk, jep dorëheqje nga VV-ja. Ti vlen më shumë se kaq!”, shkroi Behrami.