Kurti bën be: S’jam populist, s’kam premtu viza, rroga e vende pune - NACIONALE

Kurti bën be: S’jam populist, s’kam premtu viza, rroga e vende pune

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon edhe më tej përplasja opozitë-pushtet në Kuvendin e Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti raportoi për takimet në Bruksel.

Ky i fundit, aktualisht po flet në Kuvend, ku deklaroi që opozita, sipas tij, po do të thotë që ai është bërë si ata.

“Thelbi i linjës opozitare të kundërshtimit tim, a e din cili është, edhe ti je bo si na, në mënyrë që ju me qenë në paqe me mëkatin e juaj. Por nuk është ashtu, as s’jom bo, as nuk bohna kurrë si ju. Le t’i marrim çështjet me radhë, që i trajtuam këtu.” tha ai.

Kurti tutje u shpreh si vijon:

“Marrëveshja bazë me aneksin, e kam konsideru marrëveshje të mirë, jo të shkëlqyeshme, por ndërmjetësi pa nënshkrim ek a shpallë në rregull, në bazë të traktatit të Vjenes, dhe ka thënë që e mbani mend Borrellin “we have a deal”. Kam insistu për nënshkrim, se kështu ka qenë nisma”.

Po ashtu, shefi i Qeverisë “u bëri be” deputetëve se nuk është populist dhe se nuk ka bërë premtime, përpos atij “punësim dhe drejtësi”.

“Unë nuk kam faj pse nuk kam koalicion, populli ka vendosë qishtu më 14 shkurt 2021, kam qenë në koalicion, jo nuk zgjati shumë. Por pse tash nuk jam në koalicion, ky është vendimi i popullit jo i imi. Nuk është e vërtetë, për besë, është vetëlajthitje që unë jam populist, e ka fitu populizmi. Nuk kam thënë ua sjelli liberalizimin, ua rriti rrogat, vende pue, kam thënë punësim dhe drejtësi. Më 14 shkurt 2021 kanë humb populistat, është ndëhsku populizmi më 14 shkurt 2021.” tha ai.

Lajme të ngjashme