“Kurti Asociacionin, Vuçiqi mosbllokimin ndërkombëtar të Kosovës”, thotë Escobar-i
Duke folur për Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, tha se palët duhet të përmbushin e obligimet e tyre menjëherë: “Për Serbinë kjo do të thotë që t’i jep fund bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata evropiane dhe ndërkombëtare; ndërsa për Kosovën që të nis procesin e zbatimit të Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe”.
“Po, në Ohër arritëm një marrëveshje. ;arrëveshje ligjërisht e detyrueshme që hapi derën për një marrëdhënie paqësore, konstruktive dhe të parashikueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës sipas rregullave evropiane. Kur u larguam nga Ohri, u larguam optimistë. Në dy muajt që kur arritëm atë marrëveshje, kemi pasur shumë kriza politike dhe do të thoja se të gjitha ishin të parashikueshme dhe mund të shmangeshin. Pra, ne duhet të gjejmë një mënyrë për të de-përshkallëzuar proceset menjëherë, për të de-përshkallëzuar situatën dhe menjëherë të kthehemi në fokusin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Për Serbinë kjo do të thotë t'i jepet fund bllokimit të integrimit evropian dhe ndërkombëtar të Kosovës. Për Kosovën kjo nënkupton fillimin e procesit të zbatimit të Asociacionit trë Komunave Serbe. Duhet të punojmë menjëherë për të dyja gjërat”, ka thënë Gabriel Escobar, siç e cituan mediat serbe.
Lajmi në përditësim.