Kurti angazhon Rashiqin për politika të përfshirjes së minoriteteve në institucionet shtetërore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi për themelimin e një komisioni i cili do të drejtohet nga Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili do të propozojë politika të përfshirjes së komuniteteve jo-shumicë në institucionte shtetërore.
“Sot ne bazojmë në arritjet tona në sigurimin e vendeve për komunitetet joshumicë në administratën tonë publike. Një komision i ri i përbërë nga katër ministra kyç – nën udhëheqjen e ministrit tonë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq —do të propozojë politika të reja për të përmbushur angazhimin tonë për të siguruar përfshirje edhe më të madhe të komuniteteve joshumicë në institucionet tona shtetërore. Republikë për të gjithë”, ka shkruar Kurti në “X”.
Today we build on our achievements in securing places for non-majority communities in our public administration.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 10, 2024
A new commission composed of four key ministers—under the leadership of our Minister of Communities and Returns, Nenad Rasic (@nenadrasic_zspo)—will propose new… pic.twitter.com/f1zRNi5y75