Kurteshi sërish bën drama me Listën Serbe: Jam kundër pranisë së anëtarëve të tyre në këshillat e vendvotimeve - NACIONALE

Kurteshi sërish bën drama me Listën Serbe: Jam kundër pranisë së anëtarëve të tyre në këshillat e vendvotimeve

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Mbledhja e sotme e KQZ-së ka nisur me përplasje për Listën Serbe.

Përfaqësuesit e VV-së në KQZ kanë kundërshtuar pranin e anëtarëve të Listës Serbe në këshillat e vendvotimeve.

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se ka shumë arsyeje që të jetë kundër pranisë së tyre në këto këshilla.

Jam kundër pranisë së anëtarëve të Listës Serbe dhe “Srpska Demorkacija” nëpër këshillat e vendvotimeve në secilën komunë. Jam kundër pranisë së tyre, kam arsye të shumta. Jam për miratimin e listave, por pa pjesëtarë te Listës Serbe dhe atyre të “Srpska Demokracija”, ka thënë Kurteshi.

Lajme të ngjashme