Kurteshi i VV-së hahet keq me një profil të rremë: "Llaskuci plak", "fytyra e krimit" - NACIONALE

Kurteshi i VV-së hahet keq me një profil të rremë: "Llaskuci plak", "fytyra e krimit"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sami Kurteshi ka vazhduar të fyhet me qytetarë në një postim të bërë në Facebook.

Anëtari i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i ka replikuar një profili të quajtur “Kosovo Albania”.

“Ti je argat i Serbisë bashkë me Kurtoviqin, turp për ty burri plak. Ik llaskuci plak,” – i komentoi profili që duket se është i rremë.

“Paska fëlliq një qenie pa personalitet, që neveritet nga vetvetja. Pikërisht kjo është fytyra e krimit.” - ia kthen ai.

Një tjetri, me emrin Coli Rashiti që i tha “Zajednica po kalon a” ai i komentoi me këto fjalë: “Po mbasi ke dëshirë aq të madhe, po e shqyrtojmë de. Edhe dëshira jote për Zajednicë është vullnet politik, sikur vullneti i Vuçiqit.”

Më herët, ka pasur edhe komente tjera fyese përfshirë një prej të cilëve që kishte përmbajtje kriminale e seksuale.

“E po do si ju që i kanë çu gishtat për zajednicë e mandej ata gishta ua kanë shti mbrapa, e di se e dashuroni Zzajednicën. E do vrasës, si çifti yt, që e kanë nënshkru, janë aty ku e kanë vendin, në burg. Hajde baju kriminel, mos e fëlliq më shumë!” -u shpreh z. Kurteshi në fjalën e tij.

Lajme të ngjashme