Kurti më 8 maj: S'pranojmë të kushtëzohemi me Asociacion për në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ende s’e ka thënë asnjë fjalë pas zhvillimeve të fundit, ku vendosën që ta hartojnë një draft statut të Asociacionit dhe ta dërgojnë në Kushtetuese brenda këtij muaji.
Pavarësisht se diplomatët kishin lënë të kuptohet, e ishte përfolur shumë edhe në opinionin publik, deri më tetë maj, kryeministri Kurti nuk do të njoftonte se anëtarësimi në Këshillin e Evropës po kushtëzohet me Asociacionin.
“Pengesat për anëtarësim i mendonim nga shtete që s’e njohin Kosovën, por assesi e asnjëherë s’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përkrahëse të Kosovës për zhvillim e demokratizim e më herët ishin krah nesh për çlirim e pavarësim.” – kishte thënë Kurti mes tjerash para ministrave të tij.
Në fund të fjalimit të tij të dhënë një javë para se të vendoste për Asociacionin, ai kishte thënë se nuk pranojnë kushtëzimin me këtë çështje për në KiE.
“Qeveria s’e pranon kushtëzimin e anëtarësimit me Asociacion. Për normalizim bisedojmë në Bruksel, jo në Strasburg.” – kishte thënë ai.