“Kur po vjen Hashimi?" - Çitaku tregon pyetjet që nëna Havë ia bëri sot në Rezallë - NACIONALE

“Kur po vjen Hashimi?" - Çitaku tregon pyetjet që nëna Havë ia bëri sot në Rezallë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka treguar për interesimet e banorëve të fshatit Rezallë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në hagë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se një e moshuar e këtij fshati e ka pyetur se kur pritet të lirohet ish-presidenti i Kosovës.

‘Kur po vjen Hashimi? A e lëshuan ma?’ Ishte pyetja e parë që na e bëri nëna Havë sot në Rezallë. “Edhe Bedrinë tem gjashtë vite e kanë mbajtë në burg në Serbi” vazhdoi të rrëfente nëna Havë derisa rrinte ulur tek varrezat e martirëve në Rezallë. Burri i nënës Havë është një nga 98 martirët e masakrës së Rezallës”, ka shkruar Vlora Çitaku.

Çitaku se bashku me shumë bashkëpartiak të saj sot kanë vizituar këtë fshatë të komunës së Skenderajt për të përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Rezallës.

Para 24 vite, forcat serbe vranë e masakruan 98 civilë shqiptarë të këtij fshati.

Lajme të ngjashme