‘Kur jemi bashkë, arrijmë shumë’: Bogujevci ndryshe prej Gërvallës, falenderon edhe opozitën për suksesin në KiE - NACIONALE

‘Kur jemi bashkë, arrijmë shumë’: Bogujevci ndryshe prej Gërvallës, falenderon edhe opozitën për suksesin në KiE

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndryshe prej kryediplomates Donika Gërvalla, nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka falenderuar opozitën për kontributin në votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Bogujevci ka thënë se kjo tregon që kur janë ekip, arrijnë shumë.

“Falenderoj deputetin Enis Kërvan, deputetin Arben Gashi, deputetin Besnik Tahiri, deputeten Ariana Musliu Shoshi për punë ndhe përkushtimin e tyre që dhanë në ktë proces.

Kjo tregon se kur jemi bashkë mund të arrijmë shumë, kemi qenë ekip, dhe ashtu njihemi në asamble.” – u shpreh ajo.

Ndërkohë, para një jave, krejt fjalë tjera tha ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila la jashtë opozitën në falenderimet e saj për këtë sukses.

Ajo kishte përmendur presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe zëvendësin e saj, Kreshnik Ahmeti.

Ky sukses ka shumë autorë, do të doja të përmendja sot presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, në mënyrë të veçantë, aktivitetin e jashtëzakonshëm të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti.” - pretendoi ajo.

Lajme të ngjashme