Gërvalla numëron ‘meritorët’ për votimin e djeshëm në PACE: “Në veçanti zëvendësi im” - NACIONALE

Gërvalla numëron ‘meritorët’ për votimin e djeshëm në PACE: “Në veçanti zëvendësi im”

1 javë më parë

nga NACIONALE

Votimin pozitiv të djeshëm në Asamblenë Parlamentare të opinionit rekomandues të Dora Bakoyanis për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës – që tash shkon për votë përfundimtare më 16 maj në Komitet të Ministrave – Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e dha për konfirmin se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE.

Ndonëse në raport vendi jepet vetëm si territor në bazë të Rezolutës 12/44 dhe pa opinion të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (2010) që konfirmon pavarësinë e Kosovës, Gërvalla e jep për fakt të kryer se kjo organizatë do ta pranojë Kosovën “jo si vend, por si shtet”.

Ky sukses ka shumë autorë, do të doja të përmendja sot presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, në mënyrë të veçantë, aktivitetin e jashtëzakonshëm të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti”, pretendoi ajo.

Lajme të ngjashme