Kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE: Si e shkeli Serbia përsëri Marrëveshjen Bazike? - NACIONALE

Kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE: Si e shkeli Serbia përsëri Marrëveshjen Bazike?

4 javë më parë

nga NACIONALE

Republika e Kosovës dje ka bërë hapin e parë drejt anëtarësimin në Këshill të Evropës. Me ndihmën e aleatëve, Kosova mori rezultat pozitiv në Komitetin për Politikë dhe Demokraci, ku me shumicë votash u miratuar raportin i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Kundër këtij raporti kanë votuar deputetë e Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës Hercegovinës. Votat kundër të deputetëve serbë në këtë komitet dhe lobimi të vendet tjera për ta penguar Kosovën në këtë rrugëtim përbëjnë shkelje flagrante të Marrëveshjes Bazike.

Neni i katër i kësaj marrëveshje thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, thuhet në nenin 4 të Marrëveshjes Bazike, e cila është nënshkruar më 27 shkurt të vitit të kalua në Bruksel.

Ndonëse kanë kaluar gati 24 orë nga kjo shkelje e marrëveshjes, BE-ja si ndërmjetësues e procesit të dialogut të Brukselit ende nuk ka reaguar për këtë shkelje.

Derisa BE-ja ka heshtur për këtë shkelje, njohësit e rrethanave politik dhe zyrtarët qeveritarë kanë reaguar.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa, ka bërë me dije se votimin kundër i deputetëve të Serbisë dje në Komitetin e KiE-së është shkelje serioze e marrëveshjes.

Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë se vota kundër tregon logjiken destrkutive të Serbisë.

Retorika e përdorur nga Serbia është shkelje e parimeve bazë për të cilat është dakorduar ajo në Ohër dhe bie ndesh me garancitë që i ka dhënë se s’do të bëhej pengesë për përfshirjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Vota kundër është shkelje e angazhimit që ka marrë Serbia, e edhe premtimeve që ua ka dhënë ndërkombëtarëve, votat që u pasqyruan reflektuan ndaj një izolimi të Serbisë”, ka deklaruar Çipa.

Ai ka bërë me dije se votimi i djeshëm duhet të jetë mesazh për Kosovën se kundërshtimi i Serbisë do të jetë edhe më i fuqishëm në hapat tjerë të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Sipas tij, Kosova duhet të përgatitet mirë për këtë proces.

Duhet marrë parasysh edhe numrat që duhet të mblidhen e pastaj në Asamble dhe në Komitetin e Ministrave. Serbia po reflekton e po e shfrytëzon vakumin e krijuar për të artikuluar një politikë të qartë, po tentoj të bëjë më tepër pengesa drejt anëtarësimit të Kosovës”, është shprehur Çipa.

Edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, para votimit në Komitet, ka shprehur shqetësimin e tij për shkeljen e marrëveshjes.

Ai pati bërë me dije se nga ky votim do të shihet nëse ka marrëveshje në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Sot, në Paris, do të vihet në provë neni 4 i “Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” të sponsorizuar nga BE. Deri në mbrëmje, ne do të dimë nëse ka një marrëveshje apo jo. Siç do të kishte thënë Cervantes: ‘Prova e pudingut është kur hahet”, ka shkruar Bajrami dje në llogarinë “X”.

Republika e Kosovës dje ka kaluar me sukses testin e parë në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Komitetit për Politikë dhe Demokraci i KiE-së ka miratuar raportin për anëtarësim e Kosovës në KiE, të cilin e kishte hartuar raportuesja për Kosovën, Dora Bakojanis.

Raporti, i cili kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, është miratuar me 31 vota “për”, 3 “kundër” dhe 1 “abstenim”.

Kundër miratimi të këtij raporti kanë votuar dy deputetët serbë, deputeti i Malit të Zi dhe deputeti nga Bosnja Hercegovina.

Ndërsa, ka abstenuar deputeti nga Greqia.

Lajme të ngjashme