Ibrahimi, Arta e Zara: Profilet false që e përkrahin Osmanin, mbrëmë e sulmuan gazetaren e njohur
Jo rrallë herë partitë politike përdorin metoda jokonvencionale për të dërguar mesazhin e tyre në publik. Pos Oso Kukës e Çerçiz Topullit, dy profile të rreme që komentojnë shpesh në favor të Albin Kurtit e VV-së, tashmë janë edhe tri profile të rreme që përkrahin presidenten Vjosa Osmani dhe (herë pas here) GUXO-n.
Për dallim nga emrat historik të profileve false pro-VV-së, tri profilet e afërta me GUXO-n e Osmanin kanë emra më aktual. Arta Berisha, Zara Buxhovi e Ibrahim Shala janë tri profilet e rreme (fake profile), të cilat bëjnë shpesh shpërndarje të qëndrimeve të Osmanit e GUXO-s, ish-partisë së presidentes, që tash udhëhiqet nga Donika Gërvalla e Faton Pecit.
Shënjestra e parë e Artës, Zarës e Ibrahimit ishte gazetarja e Kohës, Saranda Ramaj, e cila e kritikoi presidenten Osmani për shmangien e emrit të ish-presidentes Atifete Jahjaga në një postim për përfitimin e një donacioni të një aparature për trajtimin e kancerit.
Tri profilet e rreme bënë po ashtu një kauzë të rreme. Mënyra e komentimit të lë përshtypjen se ishte i organizuar dhe i planifikuar.
E para që nisi sulmin ndaj Ramajt, ishte Arta, pastaj e vazhdoi Zara, ndërsa Ibrahimi e përfundoi. Në mes hyri edhe një profil tjetër me emrin Mustafë Ismajli, që është edhe ai profil i rremë, i cili pëlqeu komentet e Artës. Këto tri profile e sulmuan Ramajn.
“Grate duhen mos me pas urrejte patologjike sikur ti qe ke per Presidenten. Xhelozia ta lidh shpirtin, je ende e re me pas gjithe ate xhelozi” – shkroi profili me emrin Arta Berisha.
“Mos kshtu mos zonje. Duhesh me pas nja dy lidhje me protokoll. Presidentja perfaqeson qyetaret e Kosoves brenda e jasht. Nuk vjen donacioni ketu me qefe te Atifetes e te Behgjet pacollit, por vjen per qytetaret e pranohet prej atyre qe jane zgjedhe me perfaqesu shtet. Xhelozia jote vertete spaska kufi” – shkroi Zara Buxhovi, që s’besohet se mund të ketë lidhje familjare me gazetarin e historianin Jusuf Buxhovi (profilet false kanë të pamundur të kenë lidhje familjare).
Ndërsa Ibrahim Shala e thelloi më shumë gjuhën, duke i kërkuar gazetares Ramaj të kërkonte falje.
“Nje gazeter me etike minimale kerkon falje. Ti e disa te tjere qe punoni per interesa te kompanive private e akuzuat Presidenten per diqka te pa qene. Video u publikua. Por ti nuk kerkon falje sepse njejte si Imer mushkolaj mshefedh pas petkut te gazetarit me be politike e me shty perpara agjenda te sponzorave. Kaq kaqik keni ku” – tha Ibrahimi, profili i rremë.
Shenjestra e dytë e këtyre profileve ishte Imer Mushkolaj. Për shkak se Mushkolaj e ka të bllokuar mundësinë e komentimit në statuse, këto profile e shpërndanë shkrimin e Mushkolajt dhe ia bën tag atij në postime.
Kësaj radhe kundër Mushkolajt shkroi edhe Mustafë Ismajli, një burrë me musteqe, që po ashtu është profil i rremë. Në foton e profili të Mustafë Ismajlit është Mustafa Akinci, ish-president i Qipros turke.
“Paska hanger mut ky sekseri i AAKs. Thash ti kalxoj Imer A. Mushkolaj qe krejt bota demokratike ka fol per paraqitjen e shkelqyeshme te Presidentes ne OKB. Imerit i kish ik diqysh ky superlajm. I kish ik edhe Forumin WPS. Qele guri gojen. Xhelozia e femicidi ne nivel primitiv. E, qifti i tij fol studiove e han mut sa te mundet” – shkroi ai.