Kujtim Shala s'kërkon falje për sharjen e rëndë ndaj Kurtit: "Ma dërgoni vërejtjen me postë" - NACIONALE

Kujtim Shala s'kërkon falje për sharjen e rëndë ndaj Kurtit: "Ma dërgoni vërejtjen me postë"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Phu t’q**sha tradhtarin e nanës,” – u dëgjua derisa shante me shumë mllef deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, pak para se Kuvendi të shkojë në pauzë.

Pas pauzës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konnjufca, ia ka rikujtuar deputetit të LDK-së gabimin e bërë.

Konjufca ka thënë se për këtë duhet të ia jep një vërejtje.

Dua ta ngis një çështje sipas Rregullores së Kuvendit, nenit 65 lidhur me nënkryetarin Kujtim Shala. Z. Shala, të gjitha faktet tregojnë që keni përdorur një gjuhë joparlamentare por pa mikrofon, dhe për këtë rregullorja më obligon që të ju japim një vërejtje për këtë shkelje”, ka thënë Konjufca.

Kurse, deputeti Shala ka deklaruar shkurtimisht se vërejtjen t’ia dërgojnë më post.

Ai nuk ka kërkuar falje për gjuhën e tij në parlament.

Faleminderit, ma dërgoni vërejtjen me postë” – ka thënë Shala.

Ndryshe, Kuvendi ka vazhduar seancë, ku kryeministri Kurti po raporton për marrëveshjen në Ohër.

Lajme të ngjashme