Ku është Hovenieri? Nga Ambasada e ShBA-ve futen në objektin e Qeverisë - NACIONALE

Ku është Hovenieri? Nga Ambasada e ShBA-ve futen në objektin e Qeverisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zv. Ambasadorja e ShBA-ve në Prishtinë, Alison Grunder, ka mbërritur në Qeverinë e Kosovës në një takim që besohet se është me kryeministrin Kurti.

Besohet se ky takim është pjesë e takimeve të rregullta javore që kryeministri Kurti i kishte me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Një takim i tillë ndodhi edhe javën e kaluar, të enjten më 1 qershor, kur ambasadori Hovenier dha disa fjalë mjaft të rënda.

Takimi në fjalë pasonte deklaratat e tij të ashpra për gazetarë në të cilat kishte paralajmëruar shqyrtim edhe të sanksioneve tjera.

Megjithatë, Kurti dhe Hovenier ishin parë së bashku në hapje të Javës së Krenarisë.

Pas takimi të javës së kaluar, z. Hovenier ishte parë me çehre mjaft të ngrysur.

Shënim: Nacionale ka marrë vesh se ambasadori Hovenier aktualisht nuk ndodhet brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme