Kryeziu: Kurti nuk i ka 38 këshilltarë, numri i saktë është 25 - NACIONALE

Kryeziu: Kurti nuk i ka 38 këshilltarë, numri i saktë është 25

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, ka demantuar raportimet e koha.net, të cilët raportuan fillimisht, e më pas u bë lajm në shumicën e mediave në vend, se Kryeministri Kurti, ka në stafin e tij 38 këshilltarë. Sipas Kryeziut numri i saktë është 25.

Kurse numri 38 sipas tij, përfaqëson numrin total, të të emëruarëve nga Kurti, e që disa nga ta, janë edhe stav administrativ, e zyrtarë të tjerë, por që s’janë të gjithë këshilltarë.

E plotë:

Ky raportim i mbrëmshëm nuk është i saktë dhe atë në mënyrë të dyfishtë.

Së pari, kryeministri Kurti nuk i ka të angazhuar 38 këshilltarë. Numri total i këshilltarëve, përfshirë ata të jashtëm, është 25. Prej tyre 8, duke qenë të jashtëm, nuk paguhen nga buxheti i Shtetit.

Së dyti, kryeministri Kurti nuk ka numër më të lartë të këshilltarëve se ç’kishte ish-kryeministri Haradinaj. Numri total i këshilltarëve të emëruar, përfshirë ata të jashtëm, të ish-kryeministrit Haradinaj sipas të dhënave të muajit janar 2020 ishte 33.

Për informim, kabineti i Kryeministrit përbëhet nga këshilltarët politikë, nëpunësit e kabinetit dhe këshilltarët e jashtëm. Ata së bashku përbëjnë stafin e Kryeministrit. Numri 38 i raportuar mbrëmë përfaqëson numrin total të stafit të emëruar të Kryeministrit: 25 këshilltarë, 10 nëpunës, ku bëjnë pjesë zyrtaret ekzekutive dhe administrative, fotografi, zyrtarët e protokollit, asistentët—pra që nuk janë këshilltarë—, dhe të 3 të tjerë të emëruar të kryeministrit, ku përfshihen Kryesuesi i Komisionit Qeveritare për Personat e Zhdukur/Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e Personave të Zhdukur, koordinatori i Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar Kosovë -Shqipëri, dhe koordinatorja për funksionalizimin e Fondit Sovran, të cilët kanë mandate të veçanta.

Lajme të ngjashme