Kryetarja e Komitetit të Helsinkit: Ka një ofertë në tryezë për Kosovën dhe për Serbinë që duhet pranuar
Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se ka një ofertë në tavolinë edhe për Kosovën edhe për Serbinë që sipas saj duhet pranuar.
Ajo për Danas ka thënë se çështja është se çfarë do të bëjën BE-ja dhe SHBA-ja nëse Vuçiqi nuk e pranon ofertën e planit franko-gjerman, duke thënë se kjo do ta vendos Serbinë në një situatë kritike.
"Është në dorën e qytetarëve, por edhe të opozitës të ngrenë zërin dhe të bëjnë presion ndaj qeverisë për të vepruar me përgjegjësi. Serbia nuk duhet të lejojë që të jetë peng i Rusisë dhe politikës së saj shkatërruese, e cila do të paguajë edhe për të.” – ka thënë ajo.
Duke komentuar reagimin e Presidentit të Serbisë ndaj propozimit franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Sonja Biserko thotë se “vizitat gjithnjë e më të shpeshta të zyrtarëve individualë nga SHBA-ja, NATO-ja, BE-ja dhe shtetet anëtare të veçanta tregojnë se është duke u zhvilluar aksioni diplomatik, i cili synon ta sjellë Serbinë në atë pikë ku duhet të vendosë patjetër për angazhimin e saj”.
“Vizita e Derek Schole është padyshim një nga më të rëndësishmet sepse edhe ai erdhi me një ofertë. Nuk bëhet fjalë vetëm për ringjalljen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por në tavolinë është edhe një ofertë për Kosovën dhe Serbinë, e cila duhet të pranohet,” – ka thënë ajo.
Më tej ajo ka thënë se Perëndimin nuk do të lejojë një front të dytë në Ballkan.
“Nuk ka kohë për të zvarritur apo për të pritur oferta të reja.” – shtoi ajo.
