Kryetari që "çliroi" Shtimen kërcënon e shantazhon një gazetar, shkak publikimi i një storie - NACIONALE

Kryetari që "çliroi" Shtimen kërcënon e shantazhon një gazetar, shkak publikimi i një storie

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreut të Shtimes, Qemajl Aliu, duket që mos t'i ketë pëlqyer një storie e publikuar nga Kohavisioni, respekivisht gazetari Agim Ademi.

Kjo pasi, i njëjti e ka akuzuar, fyer e shantazhuar gazetarin respektiv, gjatë një seance të Kuvendit Komunal të Shtimes.

Në seancën gjegjëse është diskutuar për dyshimet mbi keqpërdorimin e një tenderi, që për bazë kishte ngrohjen me dru të institucioneve arsimore.

Në një moment kur Aliu e kishte fjalën, akuzoi opozitën, teksa etiketoi edhe mirëmbajtësin e shkollës "Emin Duraku", Avdi Bungu.

“Zotri Jakupi e keni gjetur një gazetar ‘prontist’ siç është Agim Ademi, ai është prontist sikurse jeni edhe ju. E keni shfrytëzuar edhe injorancën e një punëtori teknik atje dhe po bëni storie çdo javë. Me kësi storie i bini shpullë vetes, sepse keni për ta parë se po bëni shumë zhurmë për asgjë”, ka thënë Aliu, transmeton Koha.net.

Nacionale distancohet nga gjuha e përdorur nga z.Aliu.

Lajme të ngjashme