Kryetari i Zubin Potokot: Nuk shoh kushte për zgjedhje të reja në veri
Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokot, ka folur rreth hapave drejt zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës.
Në Klan Kosova, ai ka theksuar se është i hapur për të dhënë dorëheqje.
“Nuk kemi biseduar për këtë proces fare, as me kryeministrin që s’kam pasë takim kurrë asnjëherë qysh prej zgjedhjeve… s’kemi pasë kogja moti as me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Për këtë temë nuk kemi biseduar me asnjë faktor, përpos me mediat.” – tha ai.
Sipas tij, nuk ka kushte për zgjedhe.
“Nuk shoh as parakushte as kushte që mund të ndodhin [zgjedhjet]. Mirëpo, në pyetje se a më mirë është shkarkimi apo dorëheqja vullnetare, unë kam deklaruar se më e dinjitetshme do të ishtë dorëheqja vullnetare pas një marrëveshje politike, Qeveri-Partia Demokratike edhe kryetarët e komunave. Kjo do të ishte më e favorshme edhe për ekipin e Republikës së Kosovës në bisedime në Bruksel.” – tha Zeqiri në Klan Kosova.