Kryetari i Shtërpcës ankohet para përfaqësueses së OKB-së për "akuza të pabaza", kërkon Asociacion - NACIONALE

Kryetari i Shtërpcës ankohet para përfaqësueses së OKB-së për "akuza të pabaza", kërkon Asociacion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka takuar sot përfaqësuesen speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë Caroline Ziadeh.

Siç njofton kjo komunë, kryetari i saj Jevtiq ka folur me Ziadehn-në për negociatat aktuale në Bruksel dhe ndikimin e tyre në jetën dhe sigurinë e “njerëzve të thjeshtë dhe qytetarëve tanë”.

Jevtiq ka kërkuar që të kthehet besimi në institucione, përkundër që shumë kolegë të tij nga komunteti serb para rreth tre muajve janë dorëhequr nga pozicionet që mbanin në institucionet e Kosovës.

Për këta të fundit, Jevtiqi është shprehur se “zbatimi i marrëveshjeve të arritura (në Bruksel) është më i rëndësishmi dhe se nga kjo varet kthimi i serbëve në institucione,”

Po ashtu, ai ka kritikuar institucionet e Kosovës për “procedura të ndryshme e të pazakonta” ndërkohë edhe për akuza të pabaza.

Lajme të ngjashme