Kryetari i Pejës: Mbrëmë ka pasë sasi reshjesh siç nuk ka ndodhur ndoshta për 50 vjet - NACIONALE

Kryetari i Pejës: Mbrëmë ka pasë sasi reshjesh siç nuk ka ndodhur ndoshta për 50 vjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka dhënë një deklaratë pas vërshimeve të mbrëmshme në Pejë që lanë të vdekur dy persona.

Muhaxheri në prononcimin e tij u shpreh se sasia e reshjeve të shiut që ra mbrëmë në Pejë “nuk kishte ndodhur për 50 vjet.”

Përveç këtij rasti tragjik që kanë humbur nëna me fëmijë, këto tjerat janë gjëra që rregullohen, por këto dy jetë nuk mund të kthehen. Ka ra shi shumë kohë të gjatë mbrëmë dhe mbrëmë ka qenë sasi e reshjeve që nuk ka ndodhur ndoshta për 50 vjet. Duhet t’i bëjmë sajimet dhe të shohim çfarë do të bëjmë,” – tha tutje z. Muhaxheri për Kosova Press.

Mirsada Ademaj me të birin e saj 5-vjeçar e humbën jetën mbrëmë në Pejë, ndërsa pati edhe persona të lënduar.

Persona të ndryshëm po pretendojnë se për këtë rast duhet të ketë edhe përgjegjësi institucionale.

Lajme të ngjashme