Kryetari i Pejës: Jam i tronditur, situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë - NACIONALE

Kryetari i Pejës: Jam i tronditur, situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas vërshimeve që tronditën ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Muhaxheri ka thënë se kjo është një situata e rëndë dhe e hidhur.

Ai ka shprehur ngushëllime për viktima, teksa ka thënë se ekipet janë në terren.

Jam shumë i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur sonte në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku ka pasur edhe humbje jete të çmuara! Kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë. Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë.

Ndihma në kohë të vështira është thelbësore. Ekipet tona janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet.” – ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme