Kryetari i Kuvendit të Serbisë: Tash Perëndimi për herë të parë fajëson Kurtin, kurrë më parë s'ka ndodhur kjo
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orlliq, thotë se “është hera e parë” që Perëndimi e identifikon si fajtor Kosovën për “rrezikim direkt të paqes” ku shënjohet me emër të përvetshëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Orrlliq pretendon se Serbia ka arritur të fitojë një qasje të ndryshme nga Perëndimi në raport me Kosovën, për të cilët thotë se “kohë më parë as që donin të dëgjonin...çështja e Kosovës për ta ishte e mbyllur”.
“A ju kujtohet ndonjë kohë tjetër kur dëgjonim diçka nga Perëndimi përveç asaj se Serbia dhe serbët janë ekskluzivbisht fajtorë? Tani është hera e parë, që dëgjoni qartë e më qartë, më shumë nga dikush, e më pak nga disa të tjerë, por dëgjoni se Albin Kurti po krijon probleme që drejtpërsëdrejti po rrezikon paqe dhe për shkak të të ciklit s’kemi gjendje stabile”, ka thënë Orlliq, siç e citoi televizioni publik i Vojvodinës, RTV.
“Tash e dëgjoni nga BE, NATO dhe ShBA, që Kurti duhet të ndalojë këtë sjellje ku ai potencialisht po shtynë të gjithë në luftë”, ka thënë kryekuvendari serb.