Kryetari i Federatës së Bujqve tregon për dëmet që janë bërë nga vërshimet në sektorin e bujqësisë - NACIONALE

Kryetari i Federatës së Bujqve tregon për dëmet që janë bërë nga vërshimet në sektorin e bujqësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Federatës së Bujqve, Tahir Tahiri ka shkruar për dëmet që kanë shkaktuar reshjet e dendura atmosferike dhe si pasojë janë vërshuar disa komuna të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vërshimet e ditëve të fundit kanë shkaktuart shumë dëmë dhe nuk mbahen mend edhe nga më të vjetrit.

Fatmirsisht qe nuk patem viktima në njerz fale gadishmerise se njerzve human qe ishin të gatshem te sakrifikojne gjithqka per te shpetuar njrzit e rrezikuar”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri, tutje ka thënë se dëmë të mëdha ka pasur në bujqësi, në të mbjellat vjeshtorë, në blegtori dhe në shpeztari.

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës (FSBK) i lutë institucionet lokale e qendrore që t’i bëjnë vlersimet e dëmëve që sa më parë që është e mundur, për t’iu ofruar ndihmë të dëmtuarve në ekonomitë familjare dhe atyre në bujqësi. Të dëmtuarit në bujqësi i ftojmë që sa më parë të bëjnë paraqitjet e tyre me shkrim tek shtabet emergjente komunale për dëmet që kanë pësuar”, përfundon statusi i tij.

Lajme të ngjashme