Njohësi i emergjencave tregon pse po shtohen vërshimet në Kosovë
Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka thënë për gazetën Nacionale se degradimi i lumenjve është prej faktorëve kryesor që ka ndikuar në shtimin e vërshimeve në Kosovës.
Ai ka bërë me dije se institucionet duhet të jenë të vëmendshme në këtë drejtim.
“Vërshimet hyjnë në kategorinë e fatkeqësive natyrore dhe si të tilla janë të paparashikueshme, me intensitete dhe efekte të ndryshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Në raste ekstreme këto vërshimeve mund të rrezikojnë jetën e njerëzve. Ka disa faktor që ndikojnë që të kemi vërshime, se pari jemi në sezonin e reshjeve me të dendura. Por, nder faktorët që po ndikojnë në përmbytje e duhet përmendur është degradimi i lumenjve që nga paslufta me që rast janë dëmtuar”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur edhe faktorët e vërshimeve në vendbanimet urbane.
Sipas tij, faktor kyç në vërshimet e qyteteve është mbyllja e kanalizimeve.
“Shtretërit e lumenjve, pastaj përroskat bllokohen nga mbeturinat e ndryshme. Ndërsa, në vendbanime urbane kryesisht ndodhin për shkak të infrastrukturës së dobët nëntokësore (rrjetit te ujësjellësit dhe kanalizimit)”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka treguar se cilat pjesë të Kosovës janë më të rrezikuar nga vërshimet.
Sipas Tahirit, pjesa perëndimore e Kosovës është më e rrezikuar nga vërshimet.
“Mund të themi që varësisht nga të reshurat, vërshimet po kemi në pothuajse në të gjithë vendin, por me se shpeshti po goditet pjesa perëndimore e Kosovës. Pra, rrafshi i Dukagjinit dhe pjesa qendrore e Kosovës”, ka thënë ai.
Tahiri ka bërë me dije se institucionet komunave çdo herë duhet të jenë në gjendje gatishmëria gjatë sezonit të reshjeve.
“Drejtorit Komunale të Emergjencave, në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), por edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duhet t’i vënë në dispozicion të gjitha resurset e nevojshme, në mënyrë që t’i dilet në ndihmë popullatës së rrezikuar nga vërshimet e mundshme. Siguria e qytetarëve është dhe duhet të jetë primare”, është shprehur ai.