Kryetari i Deçanit publikon fotografinë e 21-vjeçarit që vdiq në aksident: Lajm tronditës - NACIONALE

Kryetari i Deçanit publikon fotografinë e 21-vjeçarit që vdiq në aksident: Lajm tronditës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, e ka publikuar në rrjete sociale fotografinë e 21-vjeçarit që vdiq në aksident.

Ai është Adiat Gërvalla i cili nuk arriti t’u mbijetonte plagëve, pas një aksidenti në fshatin Llukë e Epërme.

Ramosaj ka theksuar se ky lajm ka trondiru gjithë komunën.

Njoftimi:

Tronditës e shumë i dhimbshëm lajmi për vdekjen e të riut nga Duboviku, Adiat (Jakup) Gervalla, i cili ka ndërruar jetë në moshën 21 vjeçare, si pasojë e një aksidenti në komunikacion, që ka ndodhur dje në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gervalla, miqve e shokëve të Adiatit dhe gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit!

Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje!

May be an image of 1 person and smiling

Lajme të ngjashme