Kryetarët e VV-së në veri ende nuk kanë shkuar në takim te ambasadori amerikan
Dy kryetarët e komunave në veri që vijnë nga radhët e Vetëvendosjes, deri më tash nuk kanë shkuar në takim me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe ai i Mitrovicës së Veriut, Erdem Atiq, nuk kanë hyrë ende në takim, raporton Nacionale.
Nacionale ka tentuar të kontaktojë me të dy kryetarët nga VV-ja, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.
Kurse dy kryetarët nga radhët e PDK-së, Izmir Zeqiri (Zubin Potok) e Ilir Peci (Zveçan), para orës 09:00 kanë hyrë në takim.
Nuk dihet nëse ata kanë marrë ndonjë urdhër nga partia që të mos jenë pjesë e takimit, megjithatë kjo pritet të sqarohet.
Takimi i ftuar nga ambasadori amerikan vjen pas tensioneve të fundit në veri.