Kryesia vendos që në seancën e së premtes të përfshihen edhe pesë marrëveshje ndërkombëtare
Ka dështuar të mbahet mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit e paralajmëruar në ora 10:00, kjo për shkak se nuk ka pasur kuorum.
Kështu ka deklaruar, Shefja e Grupit Parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila.
Në konferencë për media, Kusari – Lila ka thënë se ky takim në aspektin formal nuk filloi, por kanë biseduar me shefat e grupeve parlamentare dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë, për dinamikën e seancës së sotme dhe vazhdimin e pikave të papërmbyllura.
Tutje ajo ka njoftuar se janë dakorduar që me mocion në fillim të seancës së sotme, në agjendë të përfshihen edhe pesë marrëveshje ndërkombëtare që janë shtyrë nga java e kaluar.
“Pesë marrëveshjet janë në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe kanë të bëjnë me marrëveshjen IPA dhe të pestat do të mbështetën edhe nga partitë opozitare. U dakorduam poashtu që të enjten e radhës të kemi një seancë me trajtimin e të gjitha pikave të papërmbyllura nga seancat e deritashme”, tha Kusari-Lila.