Kryepensionisti: Asnjë euro s'e kemi marrë nga Qeveria, Kurti s'pranon të na takojë - NACIONALE

Kryepensionisti: Asnjë euro s'e kemi marrë nga Qeveria, Kurti s'pranon të na takojë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi në një pronocim për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria e Kosovë nuk i ka mbështetur financiarisht dhe se nuk janë përgjigjur shkresave për takim.

Ai ka thënë se pavarësisht tentimeve, kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati nuk kanë pranuar të takohen me ta.

Gashi ka thënë se kanë dërguar 15 shkresa për takim dhe se gjendja e pensionistëve është e rëndë.

“Me Kryeministrin i kemi dërgua disa shkresa por meqë e kemi pa që kanë hasë në vesh shurdhër, atëherë kemi kërkua Ministrin së paku zotin Hekuran Murati dhe ne i kemi thirrjet me telefon dhe i kemi shkresat me e-mail që janë sigurisht përmbi 15 herë që kemi provuar me pas kontakt me ata dhe nuk kemi arrit. Për fat të mirë është gjetur sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve zoti Enis Spahiu i cili më ka pranuar dy herë në takim dhe një herë më ka vizitua këtu në zyrë,

Klubet futbollistike, klubet e sportet të gjitha janë OJQ-ja, dhe marrin me miliona euro mbështetje financiare nga Qeveria, kurse për lidhjen e pensionerëve të Kosovës nuk gjendet një euro, një euro nuk e kemi marrë prej Qeverisë së Kosovës, nuk e di ku ka me shkuar ma keq.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme