Kryepatriarku i Serbisë me Putinin, Kurti: Zhvillim shqetësues, është thirrje për rreshtrim gjeopolitik me Rusinë - NACIONALE

Kryepatriarku i Serbisë me Putinin, Kurti: Zhvillim shqetësues, është thirrje për rreshtrim gjeopolitik me Rusinë

4 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka quajtur “zhvillim shqetësues” takimin e Krypatriarkut të Kishës Ortodokse Serbe me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin në Moskë.

Kurti e vlerësoi deklarimin e tij si thirrje për rreshtim më të gjerë gjeopolitike me udhëheqjen e Rusisë së Putinit.

“Një zhvillim shqetësues doli nga takimi i djeshëm ndërmjet Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe dhe Vladimir Putinit në Moskë. Kisha Ortodokse Serbe ka luajtur prej kohësh një rol aktiv politik, por përputhja e qartë në transkriptin e takimit është zbuluese—sidomos përpara vizitës së Aleksandar Vuçiqit në maj.

Patriarku bëri thirrje për një rreshtim më të gjerë gjeopolitik nën udhëheqjen ruse, duke përsëritur se ‘barka e vogël serbe, që lundron në det të trazuar, duhet gjithmonë të jetë e lidhur me anijen e madhe ruse’. Ai gjithashtu sugjeroi se qëndrimi i Serbisë ndaj fqinjëve të saj—Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi—është i varur nga pozicioni global i Rusisë.”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme