Kryeministri Kurti sot raporton në Kuvend për Asociacionin: A do të zbardhet përmbajtja e draftit të BE-së? - NACIONALE

Kryeministri Kurti sot raporton në Kuvend për Asociacionin: A do të zbardhet përmbajtja e draftit të BE-së?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy javë pas pranimit të draft-statutit të BE-së për Asociacionin, kryeministrit Albin Kurti do të raportojë në Kuvendin e Kosovës.

Para deputetëve, ai sot do të flasë për draftin që e ka pranuar më 21 tetor nga pesëshja diplomatike në Prishtinë dhe për takimin që ka pasur me liderët evropianë më 26 tetor në Bruksel. Ende nuk duhet nëse në këtë seancë, e cila pritet të fillojë në ora 11:00, kryeministri do ta prezanton përmbajtjen e draftit.

Deri me tani fare pak dihet për përmbajeni e këtij dokumenti.

Kur kryeministrit Albin Kurti është pyetur për përmbajtjen e dokumentit, ai ka thënë se është kërkesë e ndërmjetësueseve që të mos flitet.

Krejt çka dihet për këtë dokument është ajo që e kanë thënë liderët institucionalë.

Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë thënë se dokumenti është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Të njëjtën gjë nuk e ka bërë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është me profesion juriste.

Një detaj tjetër që dihet është ai se drafti i propozuar parasheh që vlerësimin për të ta jep Gjykata Kushtetuese.

Në takimit e 21 tetorit nga emisarët amerikan dhe evropian na është thënë se drafti për vetemenaxhim, që e kanë sjell, është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhet aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë. Pra, që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, ka thënë kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media.

Ai ka bërë me dije se është kërkesë e emisarëve që të mos jepen detaje.

Ne e respektojmë kërkesën e pesë emisarëve, derisa të na kërkohet që të mos flasim konkretisht për të. Por, më e rëndësishmeje është që emisarët kanë deklaruar që e kanë shkruar me kujdes duke pasë parasysh Kushtetutën dhe ligjin dhe se përgjigjen për çfarëdo dileme gjithnjë do ta jep Gjykata Kushtetuese. Për bindjen tonë të fuqishme, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë, nuk do të duhet asnjëherë të harrojë se sa shumë tashmë ka bërë Republika e Kosovës për serbët në Kosovë, të drejtat të cilat janë të pashembullta edhe në vet Evropën, ndërkohë që kemi dëgjuar shpesh se flitet për model evropian të zgjidhjes”, ka thënë Kurti.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se drafti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Nuk e kam shqyrtuar me kujdes, vetëm kështu një shikim sipërfaqësor. Por po, është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kufarë niveli i pushtetit në Kosovës. Por, edhe kjo nuk mendoj se është temë e negociatave me Serbinë”, ka thënë Konjufca.

Ndryshe nga Kurti dhe Konjufca, Presidentja Vjosa Osmani ka hezituar të thotë se drafti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Madje, ajo ka thënë se nëse ai draft dërgohet në Kushtetuese, ajo do të dërgon edhe komente për të kërkuar se cilat nene duhet të sqarohen.

Vlerësimet e mia do t’i japë edhe me shkrim në momentin që ndodhin hapat e paraparë. Pra, në qoftë se kemi proces të nënshkrimit. Pastaj, kur të shkojë ky draft-statut në Gjykatën Kushtetuese, si presidente e Republikës do t’i dërgojë të gjitha komentet me shkrim, se cilat pjesë të atij drafti duhet të sqarohen në mënyrë që zbatimi të jetë në plotni me Kushtetutën tonë. Pra, nuk do të ngutesha të bëj vlerësime për përpuethshmerinë, përderisa kjo është detyre e Gjykatës Kushtetuese e paraparë edhe vete në atë proces. Pra, nuk mendoj se është serioze që tani të shpallet në harmoni apo jo”, ka shtuar Presidentja.

Opozita dhe shoqëria civile të shqetësuar për mungesën e transparencës

Opozita, shoqëria civile janë shprehur të shqetësuar për mungesën e transparencës në procesin e dialogut me Serbinë. Sipas tyre, qytetarët e Kosovës janë në terr informative për këtë çështje.

Analisti Petrit Zogaj ka thënë se ajo çfarë dihet deri me tani është deklarimi i Kurit se drafti në fjalë është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Janë bërë 10 ditë që kur kryeministri Kurti ka pranuar planin “modern evropian” për asociacionin e serbëve lokal në Kosovë, e askush jashtë rrethit të tij nuk e din se çka në të vërtetë është ky asociacion modern evropian. Ajo çfarë dihet është se Kurti si “njohës” i Kushtetutës ka thënë që asociacioni nuk e shkel Kushtetutën. E në anën tjetër juristja Osmani ka thënë që e ka “analizuar mirë” statutin dhe së s’është kompetente që të thotë nëse plani shkel apo jo Kushtetutën’, ka shkruar Zogaj në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, dilemat rreth drafti do të largoheshin nëse ai do të bëhej publik.

Këto qëndrime të ndryshme të kryeministrisë e presidencës në lidhje me statutin e asociacionit do të bëheshim më të qarta sikur dokumenti të bëhej publik. Në këtë mënyrë do të kuptohet se për çka Kurti ka dhënë pëlqimin e tij të shpejt, e për çfarë arsye Osmani po kërkon që statuti të dërgohet në Kushtetuese?”, ka thënë ai.

Edhe opozita është shprehur e shqetësuar me këtë mungesë të transparencës në procesin e dialogut.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kjo nuk është demokratike.

Terri vazhdon. Edhe kur kryeministri publikisht e pranon statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, ne dhe populli jemi ende në terr. Dikur, bashkë kishim nxjerrë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, ku specifikohet qartë se Qeveria duhet të raportoj para dhe pas çdo raundi të bisedimeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mirëpo Qeveria ka vendosur që të mos e respektoj këtë obligim. Qeveria ka vendosur që të na le në terr”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme