Kryekuvendari i Serbisë sulmon Kurtin, thotë se morën garanci nga ShBA-të dhe BE-ja
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vlladimir Orlliq, po ashtu ka sulmuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.
Ai ka thënë se Kurti “po bën gjithçka për ta shkatërruar paqen dhe për të shkaktuar një konflikt që do të çonte në spastrimin etnik të serbëve nga Kosova,”
Në fakt, madje edhe serbë të Kosovës po fajësojnë Listën Serbe për largimin e serbëve nga veriu i Kosovës. Mes tyre, është edhe aktivisti Stefan Veljkoviq.
“Do të ketë sfida të mëdha në ruajtjen e integritetit territorial të vendit tonë në të ardhmen, duke qenë se në anën tjetër të tavolinës së bisedimeve është ulur Albin Kurti, i cili ka treguar se është njeri irracional,” – u shpreh z. Orlliq.
Edhe kryekuvendari serb përmendi të ashtuquajturën garanci të ShBA-ve dhe BE-së për serbët e Kosovës që qëndruan në barrikada.
“Përveç gjithë kësaj, për herë të parë morëm garanci me shkrim që tani përfshin edhe popullin serb e shtetin e Serbisë, se nuk ka hyrje të falangave terroriste në mjediset serbe pa pëlqimin e vetë serbëve,” – është shprehur ai për Tanjugun.
