Kryediplomatja sllovene: Do ta ndihmojmë Kosovën, kemi një histori të përbashkët
Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon e cila po qëndron në Kosovë, ka thënë për se Sllovenia mbështet Kosovën për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.
Ajo deklaroi në televizionin publik se Sllovenia dhe Kosova kanë lidhje të forta mes vete me një histori të përbashkët.
“Sllovenia është një vend i vogël e po ashtu edhe Kosova, kemi histori të përbashkët me Kosovën, por edhe me rajonin dhe mund të ndihmojmë si në fushën e sigurisë ashtu edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe në reformat në drejtësi.” - tha Fajon.
Zëvëndëskryemnistrja sllovene tha se Bashkimi Evropian ka gjithnjë sfida të mëdha siç është edhe kjo në Ukrainë.
“Por në muajt e fundit kemi pas lëvizje përpara për udhëtimin pa viza, që është shumë i rëndësishëm për të rinjtë nga Kosova.” - tha Fajon, teksa foli edhe për çështje e liberalizimit, duke shpresuar që kosovarët do të mund të udhëtojnë lirshëm edhe para 1 janarit të vitit 2024.
Kurse sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, Fajon tha se Sllovenia e mbështet këtë proces. Sipas saj, është me rendësi që të dy palët të angazhohen në dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, tani kur kemi edhe iniciativën evropiane, apo franko-gjermane siç është thënë më parë.
“Në prill do të kemi edhe zgjedhje në pjesën veriore, të cilat duhet të jenë të ndershme e të lira... U përket politikanëve të Kosovës e Serbisë që të arrijnë kompromis dhe të gjejnë zgjidhje.” - tha ajo.
