Kryediplomati shqiptar viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë, kërkon proces gjyqësor të përshpejtuar - NACIONALE

Kryediplomati shqiptar viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë, kërkon proces gjyqësor të përshpejtuar

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani, i ka vizituar ish-krerët e të UÇK-së, të cilën prej vitesh gjendet në paraburgim në Hagë.

Përmes një video të postuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka bërë thirrje që të ketë një proces të përshpejtuar dhe të drejtë.

Diplomacia shqiptare ashtu si edhe më parë do të ngul këmbë në zbatimin e standardeve për një proces të hapur dhe transparent në respektim të plotë të të drejtave të njeriut bazuar në konventat ndërkombëtare”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, ky proces duhet të jetë transparent dhe i paanshëm.

"Hagë - Bëjmë thirrje për një proces gjyqësor të përshpejtuar, transparent dhe politikisht të paanshëm për: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi”, ka vlerësuar ai.

Lajme të ngjashme