Kroati Davor Stier zgjidhet kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën dhe Bosnjën - NACIONALE

Kroati Davor Stier zgjidhet kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën dhe Bosnjën

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Eurodeputeti kroat Davor Stier (HDZ) u zgjodh kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.

Në deklaratën e tij, Stier thekson se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë perspektivës evropiane të dy vendeve dhe reformave që do të duhet të zbatohen në rrugën drejt BE-së.

Si kryesues i delegacionit të Parlamentit Evropian, Stier do të bashkëkryesojë komisionet e përbashkëta parlamentare: Komisionin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim të BE-BeH dhe Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim të BE-Kosovë.

Lajme të ngjashme