Kreu i Odës Ekonomike: Kompanitë kosovare po marrin punëtorë nga Bangladeshi e Nepali - NACIONALE

Kreu i Odës Ekonomike: Kompanitë kosovare po marrin punëtorë nga Bangladeshi e Nepali

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bizneset vendëse po vazhdojnë të përballen me kriza të vazhdueshme, duke shtuar se që nga pandemia, lufta në Ukrainë e inflacioni ato nuk po mund të “shërohen” në tersi. Kështu po deklaron kreu i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna.

Ai ka thënë se barrikadat e vendosur në veri nuk ishin pasqyrë e mirë për vendin.

Rafuna në një intervistë për Ekonomia Online, duke folur ëpr krizën ekonomike ka thën se ajo do të duhej të menaxhohej më mirë nga ekzekutivi.

“Mirë u bë shumë që u larguan barrikadat, nuk ka qenë një paraqitje e mirë. Ato nuk e stimulojnë investitorin e huaj me ardh, përkundrazi ato e ngadalësojnë procesin e investimeve. Mirëpo nuk është çështje që është e varur nga biznesi, por është vendimmarrje politike. Paraqitja mediale nëpër mediumet më të rëndësishme siç është BBC, CCN, SKY, barrikada, mbyllje e rrugëve nuk është pasqyrën e mire", tha Rafuna në një intervistë për Ekonomia Online.

Rafuna ka treguar vështirësitë e bizneseve gjatë vitit 2022, ku tha se mungesa e fuqisë punëtore ka bërë që shumë biznese të riorganizohen dhe të blejnë pajisje të reja pune që të mosvaren nga faktori njeri.

Ai madje theksoi edhe se shumë kompani kanë punësuar punëtorë nga vendet tjera si Bangladeshi, Turqia, Nepali, mirëpo theksoi se këta punëtorë nuk kanë për qëllim që të punojnë gjatë në Kosovë.

“2022 përveç kuadrove të kualifikuar ka paraqitë sfidë edhe mungesa e kuadrove të pakualifikuar, shumë biznese janë detyruar të riorganizohen, janë detyruar që të investojnë më shumë në pajisje që mos me u var nga faktori njeri”, tha Rafuna.

“Shumë kompani kanë filluar që të mendojnë dhe kanë filluar që të importojnë fuqi punëtore prej disa vendeve tjera siç është Bangladeshi, Turqia, Nepali, mirëpo edhe ajo është sfidë në vetvete për arsye se nuk e kanë qëllim ata punëtorë që po vijnë të punojnë në Kosovë, mirëpo edhe deri sa ta gjejnë mundësinë e parë për t’u larguar nga Kosova, çka nënkupton që Kosovën më shumë e shohin si një vend transit se sa një vend që do të rrinë do të punojnë më gjatë”, deklaroi Lulzim Rafuna për Ekonomia Online.

Lajme të ngjashme