Krerët opozitarë të shqetësuar pas takimit me Escobarin: Gjendje e paparë; S’kemi pasë kësi shqetësimi - NACIONALE

Krerët opozitarë të shqetësuar pas takimit me Escobarin: Gjendje e paparë; S’kemi pasë kësi shqetësimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Krerët e partive opozitare, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës janë deklaruar pas takimit që patën me emisarin evropian, Mirsolav Laçak dhe atë amerikan, Gabriel Escobar. Deklaratat e tyre kishin një të përbashkët – dy liderët thonë s’e nuk kanë parë shqetësim të tillë ndonjëherë nga partnerët e vendit.

Fillimisht, Abdixhiku para gazetarëve deklaroi se në këto 33 vite, nuk është parë gjendje e tillë.

“Gjendje e paparë për ne në këto 33 vite përpjekje për liri, pavarësi e demokraci. Qytetarët të kutpojnë përtej populizmit rrugën që po e fut kryeministri Kurti, shpresoj që të reflektojë i njëjti.” – tha ai.

Tutje, kreu i LDK-së ka pasur një thirrje edhe për presidenten Osmani e cila ishte si vijon: “I bëj thirrje presidentes që të jetë më e qartë në këtë moment kritik për Republikën e Kosovës”.

Një deklaratë të ngjajshme e bëri edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi i tha se nuk kanë parë ndonjëherë shqetësim të të tillë nga partnerët strategjik të vendit.

“Asnjëherë më shumë nuk kam parë ndonjë shqetësim të këti niveli, të kësaj natyre nga partnerët tanë. Nuk është ndjenjë e mirë, aspak e lehtë të dëgjosh ShBA-të e BE-në duke shprehur këtë zhgënjim kaq të thellë me Qeverinë e Kosovës.” – tha ai.

Krasniqi, tutje shtoi se shqetësimi është i madh dhe se nuk është duke pasur lëvizje përpara.

"Vërtetë shqetësimi për situatën aktuale është i madh, po e shohim që nuk ka një lëvizje përpara ka një situatë e cila është duke e dëmtuar Kosovën në kuptimin e raporteve të saj me partnerët strategjikë." - tha ai.

Ndërkohë, në takim i pranishëm ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa më vonë u panë duke hyrë në objektin e Zyrës së BE-së edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Nga këta, nuk ka pasur ndonjë deklarim për media, derisa nuk kanë folur ende as emisarët.

Këta të fundit, dje takuan edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në një takim që u zhvillua pas orës 20:00. Pas përfundimit, u bë e ditur se janë tri kërkesa në lidhje me situatën e krijuar në veri të vendit.

Unë dhe Escobar u takuam me kryeministrin @albinkurti dhe me kryeministrin e parë @BislimiBesnik. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim.” – ka shkruar të martën në mëngjes Lajçak në rrjetin social Twitter.

Mëngjesin e sotëm, ata takuan edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani derisa kjo e fundit, para pak minutash ka dhënë pak detaje rreth asaj që u diskutua.

“Presidentja Osmani ka potencuar se zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe në këtë kontekst, ajo shtoi se duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna.” – thuhet në komunikatën e presidencës.

Vlen të përmendet se Lajçak dhe Escobar pritet që sot të udhëtojnë edhe për në Serbi.

Lajme të ngjashme