Krejt resurset e shtetit në këmbë: Gati për ceremoninë skandaloze ku Kurti e Osmani nderohen nga UP-ja - NACIONALE

Krejt resurset e shtetit në këmbë: Gati për ceremoninë skandaloze ku Kurti e Osmani nderohen nga UP-ja

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Sot në orën 13:00, Universiteti i Prishtinës pritet ta nderojë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.

Në një ngjarje të paprecedent më herët, në pikun e fushatës, UP-ja pritet t’u jap mirënjohje për kontribut kryeministrit e presidentit.

Skandalin e thellon edhe më shumë insistimi që po e kanë njerëzit e rektorit të UP-së, Arben Hajrullahu.

Nacionale ka siguruar një Email të cilën këshilltari i Hajrullahut, rektorit të UP-së, ia ka dërguar RTK-së.

Në këtë Email, Bekim Muhaxheri, këshilltari për komunikim i Hajrullahut, i është lutur RTK-së që ta transmetojnë këtë ngjarje që mbahet sot.

“E nderuar redaksi e lajmeve të RTK-së, sot me fillim në orën 13:00, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, që ndodhet në objektin e Administratës Qendrore të UP-së dhe Institutit të Historisë, Shoqata Alumni e Universitetit të Prishtinës u jep titullin “Alumni Nderi i UP-së”, presidentes Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Po ju shkruaj edhe një herë në lidhje me kërkesën për transmetim direkt të ngjarjes. Duke ju dëshiruar një ditë të mbarë, shpresoj që do ta dërgoni një ekip tuajin në vend të ngjarjes dhe ta bëni këtë transmetin”, thuhet në Email.

Universiteti i Prishtinës ka dërguar një e-mail për studentët të cilët ftohen të bëhen pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimit “Alumni Nderi i Universitetit të Prishtinës”, për Presidenteten Vjosa Osmani si dhe Kryeministrin në Detyrë Albin Kurti. Çmimet që këta të dy pritet t’i pranojnë nesër, pra në kulm të fushatës zgjedhore, ndahen nga një organizatë, për të cilën Nacionale ka kuptuar se nuk kanë as Bord Drejtues, as Drejtor dhe se askush nuk e di se kush vendos. Anispe në statutin e kësaj organizate, shkruan se venimet i mer Bordi.

Ish-Drejtoresha flet për Nacionalen

Ish-Drejtoresha e kësaj organizate Gjylbehare Llapi në një prononcim për Gazetën Nacionale, ka treguar se ajo nuk është më pjesë e organizatës dhe se nuk e di se kush po i merr këto vendime.

Unë kam qenë Drejtoreshë, por nuk jam më. Jemi në procedura me Universitetin e Prishtinës, me u bartë krejt te ata. Me të thënë të drejtën edhe anëtarëve të bordit u ka skaduar mandati, dhe tash rektori me prorektoren e kanë marrë një vendim me caktu një person, por nuk më kanë tregu se kush është caktu. Unë veç kom me ia bart qatij personi kompetencat, por nuk e di kënd e kanë caktu. Mua më kanë tregu që ka me u mbajt një takim, por unë nuk e kam mar këtë vendim. Nuk e di kush e ka marë” – ka thënë ish-Drejtoresha.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, për ta pyetur nëse ai e di se kush ka vendosur që ta nderoj Kurtin e Osmanin në kulmin e fushatës zgjedhore, por ai ka qenë i paqasshëm.

E-maili skandaloz i Universitetit të Prishtinës

Universiteti i Prishtinës ka lëshuar një e-mail skandaloz në drejtim të studentëve, në të gjitha kuptimet. Aty përdoret gjuhë militanteske ku Kurtit, nuk i përshkruhen përgjegjësitë ligjore aktuale, por sikurse në komunikatat e Vetëvendosjes, ai përshkruhet si “Kryeministër i Kosovës”. Ndërkohë me ligjet në fuqi ai maksimumi është “Kryeministër në largim (detyrë)”.

Në e-mail për Kurtin e Osmanin thuhet se e meritojnë këtë çmim për “…kontribut në ndërtim dhe përfaqësim të shtetit, i cili është burim frymëzimi ndër gjenerata”, duke shkalluar kështu në gjuhë përtej komunikatave partiake.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas raportimeve se planifikohet t’i ndahet çmim nderi liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga Universiteti i Prishtinës.

Krasniqi ka kujtuar ngjarjet e viteve të dhunë ndaj institucionit më të lartë arsimor në vend.

“Albin Kurti dhe LVV njihen si dhunues brutalë të Universitetit të Prishtinës. Sulmi ndaj ish rektorit Mujë Rugova në kremten e Universitetit ka qenë poshtërim për gjithë universitetin. Si sot mbaj mend fytyrat e Naim Tërnavës, Rifat Jasharit, Islam Laukes, të bëra sterrë nga dëshëprimi, nga ai akt vandal i aktivistëve të LVV. Edhe protesta e dhunshme vitit 2015 në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ka qenë dhunim brutal i autonomisë së Universitetit të Prishtinës, ka qenë tentativë që të shkaktohej gjakderdhje. (Edhe një numër policësh kanë qenë të sulmuar brutalisht nga protestuesit.) Nëse në këtë universitet i jipet çmim liderit të LVV, Albin Kurtit, i bie që po shpërblehet dhuna, po vlerësohet vandalizmi.” – ka shkruar Krasniqi.

Ka reaguar edhe Afrim Kasolli.

“Neser po vuloset çnderimi publik i Univeristetit te Prishtines nen emrin glorifikimit te pushtetit, duke e nderuar presidenten Vjosa Osmani, si dhe liderin Lëvizjes Vetevendosje, Albin Kurti me motivacionin per "ndërtimin dhe përfaqësimin e shtetit" dhe frymëzimit qe ata kane ngjallur nëpërmjet shembullit te tyre nder gjenerata. Ky spektakël nuk eshte asgje tjeter pos nje perpjekje e ulet per ta maskuar realitetin e mjere te përfaqësimit te shtetit i cili ndodhet ne piken me te ulet te mundshme”, ka shkruar Kasolli.

Lajme të ngjashme